Sport Shqiptar

Tahir Lushtaku ka reaguar për listën e publikuar nga përzgjedhësi i ri i Kosovës U19, Adil Maliqi

Trajneri i futbollit, Tahir Lushtaku ka reaguar për listën që përzgjedhësi i ri i U19 të Kosovës, Adil Maliqi e ka publikuar të enjten për ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë.

Maliqi listën e ka publikuar të enjten, ndërsa në të ka përfshirë 23 futbollistë. Por, Lushtaku ka komentuar duke thënë se Maliqi ka ftuar lojtarë “me të njohshëm”.

“Po e shoh se ky trajner profesional a paska nisur me intevenca, e turpshme qe po shoh dy-tre futbollistë në këtë listë. Nuk e di kah po shkojmë me këtë futboll të Kosovës kështu me të njofshëm a?”, shkruan në komentin e Lushtakut në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ka pasur edhe disa reagime tjera për lojtarët e ftuar.

Këtë muaj, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë, të cilat do të luhen në stadiumin e Kukësit. Dueli i parë, do të luhet më 14 qershor, ndërsa dy ditë më vonë do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë.

Përzgjedhësi Maliqi do të debutojë në krye të ekipit të Kosovës, pasi javë më parë u emërua në këtë post. Shtatë futbollistë në listën e tij janë nga skuadrat e Kosovës, ndërsa të tjerët nga ekipet evropiane.

/Shqip.com