Lajme

‘Ta votojmë rezolutën’, Basha kërkon dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Deputeti, Lulzim Basha ka thënë se parlamenti i shtetit shqiptare duhet të dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

Ai ka thënë se askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin.

“Ky parlament, nuk duhet të ketë asnjë ngurrim për të votuar gjenocidin serb në Kosovë dhe të folur qartë. Ky parlament duhet të dënojnë gjenocidin serb. Në këtë mënyrë jemi në krah të mbështetjes së Kosovës. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin”, u shpreh deputeti gjatë fjalimit në parlament.

Basha nënvizoi se raporti i Dick Marty është ‘fake’ dhe sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

“Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar gjenocidin serb.

Ndër vite ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit”, tha Basha.

Lexo edhe:
Rama përplaset me PD-në: Ju ia ngulët thikën Hashim Thaçit dhe Kosovës


Ndryshe më 18 korrik PS deponoi në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë” dhe se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën./SHQIP.com