Lajme

Rama përplaset me PD-në: Ju ia ngulët thikën Hashim Thaçit dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë.

Rama tha se kjo parti i ka ngulur shumë thika Kosovës.

“Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojorës. Nuk keni çfarë ti beni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martzt është vota e PD në Këshillin e Europës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama.

Ai tutje tha se që nga dita e parë parti ka masakruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi.

“Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorist dhe marksiste leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentit të Kosovcës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrëmbër”, tha Rama.

Lexo edhe:
Kuvendi i Shqipërisë voton kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën

Ndryshe më 18 korrik PS deponoi në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së  Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë” dhe se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën./SHQIP.com