Lajme

Sveçla takon Hetemin, e njofton për angazhimin serioz dhe të suksesshëm të policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Atdhe Hetemi, për ta uruar për detyrën e tij të re.

Gjatë këtij takimi, Sveçla e njoftoi Hetemin mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve.

“Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional e veçanërisht mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë.

Në këtë takim, Sveçla ishte i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës Major Bashkim Spahiu.

/Shqip.com