Lajme

Krenar Lloga: Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca – e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive!

Ministër i Drejtësisë njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga ka kujtuar ngjarjet e 27 prillit 2017, kur Parlamenti i RMV u sulmua nga huliganët e VMRO.

Për pasojë Ziadin Sela u dhunua barbarisht. Dhuna erdhi pasi Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Në një postim në profilin e tij Lloga ka shkruar: “Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca, e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive”.

Postimi

Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca, e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive! #kurrëMë27Prilli #ZiadinSela #meDinjitet #pastër #HarresaPaguhetShtrenjtë #MohimiVretMeshume

/Shqip.com