Lajme

Sveçla: Sulmet në veri erdhën pas vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po raporton në Komisionin për Siguri.

Gjatë raportimit, Sveçla ka thënë se sulmet në pjesën veriore të vendit kanë ardhur si pasojë e vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë të vendit.

‘’Sulmet ndaj zyrtarëve policor  në veri janë nxitur për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë pasur për qëllim destabilizimin e vendit’’ ka thënë Sveçla para anëtarëve të komisionit për siguri.

Po ashtu Sveçla ka thënë se Kosova ka pasur sukses edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

‘’Gjatë vitit të parë të qeverisjes janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale. Si pasojë e këtyre veprimeve janë ngrirë 14 milionë euro’’ ka thënë Sveçla.

Ditëve të fundit në veriun e vendit shumë zyrtarë policorë janë sulmuar nga grupet kriminale që gjenden në atë pjesë./Shqip.com