Lajme

Sveçla shkon në Bruksel për të diskutuar për liberalizimin e vizave

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla.

Kryeministri Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla brenda 48 orëve do të udhëtoj në Bruksel.

Ky udhëtim i Sveçlës do të bëhet për tu takuar me Komisioneren e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johanson në të cilin do të diskutohet për liberalizimin e vizave.

Kurti këtë e ka thënë përmes një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Ju njoftoj që ministri i Brendshëm Xhelal Svecla brenda 48 orëve do të jetë në Bruksel për t’u takuar me Komisionernn e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johanson, në mënyrë që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave, që e kemi merituar që moti”, tha Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se tashme Kosova i ka plotësuar 95 kriteret e vendosura për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave./Shqip.com