Lajme

Sveçla reagon pas shpërthimit në Stamboll

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendhshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit të një bombe në qendër të stambollit.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se në këto momente ndanë dhimbjen me popullin turk.

“Me keqardhje sot morëm lajmin e një shpërthimi në Stamboll nga i cili humbën jetën 6 qytetarë e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, shkroi Sveçla.

Sveçla tha se shpreson për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

“Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin e ditës së sotme në Stamboll.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se me trishtim ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave dhe plagosjen e të tjerëve pas shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen.

/Shqip.com