Lajme

Sveçla: Nënshkruhet marëveshja ku Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL

Ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Puënve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me EUROPOL, përmes së cilës mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se me këtë marrëveshje krijohet linjë e sigurt e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.

“Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in. Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurtë të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, ai tha se marrëveshjet e nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it./Shqip.com