Lajme

Sveçla: Ka fakte që policët e arrestuar ishin korruptuar

Arkiv
Arkiv

Xhelal Sveçla ka thënë se prej 8 mijë e 200 të Policëve të Kosovës që konsiderohen herojnë ka edhe policë që janë të përfshirë në vepra korruptive.

Këto komente Sveçla i ka bërë gjatë raportimi në komisioni për siguri.

Ai ka thënë se policët e arrestuar edhe nëpër pikat kufitare ka ndodhur shkaku se ka fakte se ata janë përfshirë në afera korruptive.

Po ashtu Ministri i Brendshëm, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ketë nivelin më të lartë të integritetit

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në krim do të sillen para organeve të drejtësisë”, ka thënë ai

Së fundmi kanë ndodhur dy aksione të Inspektoratit Policor të Kosovës ku janë arrestuar zyrtarët policor. Më 14 mars ishin arrestuar edhe 48 policë nën dyshimin për vepra korruptive.

Sveçla ka thënë se është në kompetencën e sistemit të drejtësisë të marrë vendimin përfundimtarë për secilin të arrestuar./Shqip.com