Lajme

Sveçla: Aktet kriminale të shtyra nga grupe politike paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës.

Në konferencën ndërkombëtare: Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali, Sveçla tha se aktet e ndryshme kriminale të shtyra nga grupe politike kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

“Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë duke përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”, tha Sveçla.

Sveçla tha se terrorizmi dhe ekstremizmi janë probleme serioze në mbarë botën dhe etnonacionalizmi është në rritje.

“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë problemet më serioze në mbarë botën sidomos ekstremizmi i motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri më tani, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etnonacionalizmi janë në rritje”.

Ministri i Mbrojtjes tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të marrin veprime për tu ballafaquar me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Institucionet tona janë të përkushtuara që mbi bazë të analizave të përshtatin format dhe veprimet e tyre për tu ballafaquar me format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit në kuptimin që bashkëpunimi ndërmjetë shteteve dhe institucioneve të sigurisë është esencial në luftën  terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Sveçla tha se këto fenomene nuk mund të luftohen vetëm por duhet një punë e përbashkët dhe e qëndrueshme si dhe Kosova ka bërë hapa të mëdha në lidhje me trajtimin e këtij problemi./Shqip.com