Lajme

Sveçla: 1501 dokumente për hyrje-dalje u lëshuan në pikat kufitare

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se përveç në Jarinje dhe Bërnjak, në pikat e tjera kufitare po vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje.

Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare, njofton ministri.

“Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje. Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Theksojmë se rruga që të çon për në pikëkalimet në Jarinjë dhe Bërnjak u bllokuan nga serbët lokalë, në kundërpërgjigje të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet.

Gazetarët e Shqip.com raportojnë nga vendi i ngjarjes se kanë nisur të largohen barrikadat në rrugët që të çojnë për në pikëkalimet në Jarinjë dhe Bërnjak./Shqip.com

Lexo edhe:
Lirohet plotësisht rruga për në pikën kufitare në Jarinjë