Lajme

Suspendohet nga puna referenti që dyshohet për marrje ryshfeti në Gjykatën e Pejës

Zenel Hoxha i cili tashmë i dyshuar për marrje ryshfeti në cilësinë e referentit në Gjykatën Themelore në Pejë, është suspenduar nga puna.

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z. Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, vendosi: Pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Arrestohet referenti i Gjykatës së Pejës për marrje ryshfeti – SHQIP.com

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi lidhur me këtë rast.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë (NJRHKEK-Pejë), pas hetimeve disa mujore, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi se i dyshuari Z. H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Z.H dyshohet se ka marrë të holla nga qytetari D.Sh të cilit po i kryente të holla.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se është informuar prokurori i rastit i cili ka vendosur që të bëjë ndalim prej 48 orësh.

Ndërsa, i dyshuari i dytë akuzohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

/Shqip.com