Lajme

Arrestohet referenti i Gjykatës së Pejës për marrje ryshfeti

Ilustrim

Z. H, referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave pranë Gjykatës Themelore në Pejë, së fundi është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi lidhur me këtë rast.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë (NJRHKEK-Pejë), pas hetimeve disa mujore, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi se i dyshuari Z. H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Z.H dyshohet se ka marrë të holla nga qytetari D.Sh të cilit po i kryente të holla.

“Në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave. Sot, më 24.11.22 i dyshuari Z. H., nga vendi i punës është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë për t’u intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës”.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se është informuar prokurori i rastit i cili ka vendosur që të bëjë ndalim prej 48 orësh.

Ndërsa, i dyshuari i dytë akuzohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

/Shqip.com