Lajme

Suspendohen dy zyrtarë policorë kufitar, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

Aksioni "Pika"

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar pasi të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Kjo u bë e ditur pasi Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre.

Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.  Ata ishin pjesë e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë”, thuhet në njoftim.

Ky hetim është vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Lexo edhe:
Përfundon aksioni, arrestohen 2 rreshterë dhe 24 zyrtarë policorë

Ndryshe, dy muaj më parë Policia e Kosovës, respektivisht Inspektorati policor ka arrestuar 26 persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo marrje të ryshfetit.

Në këtë aksion i cili është zhvilluar në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 2 rreshterë policor si dhe 24 zyrtarë të tjerë./SHQIP.com