Lajme Ballkan

Surprizon “spiunia” ruse Svetlana Timoveva: Mos më ekstradoni në Moskë

Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të arrestuarën në Shqipëri nën dyshimin për spiunazh Svetlana Valerevna Timoveva.

Ajo ka kërkuar që të mos ekstradohet në Moskë, përkundër që Rusia kishte kërkuar ekstradimin e saj.

“Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale”, është shprehur Timoveva.

Lexo edhe:
Rusia me kërkesë ndaj Shqipërisë: Ekstradoni Svetlana Timofoeva, vodhi sekretet tona

Ky deklarim i Svetlana Valerevna Timoveva i është bashkuar dosjes së kërkesës së ekstradimit që pritet të shqyrtohet nga gjykata e Elbasanit.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit personal “ arrest në burg ” dhe është shpallur në kërkim nga Federata Ruse.

Fund Gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit, raporton Top Chanel.

/Shqip.com