Lajme Ballkan

Rusia me kërkesë ndaj Shqipërisë: Ekstradoni Svetlana Timofoeva, vodhi sekretet tona

Federata Ruse po tenton me çdo kusht të shpëtojë nga dënimi në Shqipëri, Svetlana Timofoeva një prej tre rusëve të arrestuar në mesin e shtatorit nën dyshimin se kishin ardhur me mision spiunazhi.

Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov pasi u futën në perimetrin e ish-uzinës ushtarake në Çekin të Gramshit, hodhën spray me lëndë djegëse për sytë, tek ushtarët që ruanin objektin.

Po në të njëjtën ditë në 20 shtator 2022, ata do të arrestoheshin dhe ndaj tyre prokurori Kreshnik Ajazi ngriti akuzat për veprat penale, “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Rusia zyrtarisht i kërkon Shqipërisë ekstradimin e 33-vjeçares Timofoeva, e cila deri më tani përballë grupit hetimor ka thënë se ajo është thjesht një blogere.

Po ashtu është bërë e ditur se javën e shkuar, Ministrisë së Drejtësisë i ka mbërritur kërkesa ekstradimit, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.

Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit.

Svetlana Timofoeva, mbahet në burgun e grave të Tiranë por për një periudhë tre mujore ajo ka qëndruar në spitalin e burgut, nga ku kohën e ka shfrytëzuar të mësoje edhe shqip, raporton Top Chanel.

/Shqip.com