Lajme

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-së për Hanin e Elezit

Kanidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma

Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta çuar në rivotim Hanin e Elezit.

Vendimi për rivotim në këtë komunë nga PZAP-ja ishte marrë pas ankesës së kandidatit të pavarur, Rufki Suma ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, që pretendon se ka pasur presion ndaj votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lexo edhe:
Hani i Elezit shkon në rivotim

Ndërkohë kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preliminarë kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme. Nga Supremja çështja është kthyer në rivendosje.

Lexo edhe:
Prokuroria fillon hetimet lidhur me anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në komunikatën për media të Supremes./SHQIP.com