Art Jetese

Suplemente që forcojnë shëndetin imunitar

Sistemi imunitar përbëhet nga një koleksion kompleks qelizash, procesesh dhe kimikatesh që mbron vazhdimisht trupin kundër patogjenëve, duke përfshirë viruset, toksinat dhe bakteret.

Të paturit një sistem imunitar të shëndetshëm gjatë gjithë vitit është çelësi për parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Hulumtimet kanë treguar se suplementet me vitamina, minerale, bimë dhe substanca të tjera mund të ndihmojë në përmirësimin e reagimit të sistemit imunitar.

Vitamina D është thelbësore për funksionin e imunitetit. Nivelet e shëndetshme të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për infeksione të frymëmarrjes.

Suplementet me zink mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të traktit respirator dhe të zvogëlojë kohëzgjatjen e këtyre infeksioneve.

Vitamina C mund të ndihmojë në reduktimin e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së infeksioneve të traktit të sipërm respirator, duke përfshirë ftohjen e zakonshme.

Bima e egër elderberry, kjo bimë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes të shkaktuara nga infeksionet virale dhe të ndihmojë në zbutjen e simptomave të gripit. Megjithatë ka edhe rreziqe dhe nevojiten më shumë kërkime.

Vitaminat B, duke përfshirë B12 dhe B6, janë të rëndësishme për një përgjigje të shëndetshme imune.

Megjithatë, shumë të rritur kanë mungesë të tyre, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin imunitar.

/Shqip.com