Sport Shqiptar

Superliga i hap perdet sot

Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante – me fillim nga ora 17:00.

Në Klinë, Dukagjini e pret Prishtinën – në një ndeshje që pritet të jetë derbi.

Ky takim është i pari për bardhekaltërit – nën urdhërat e Ismet Munishit.

Në stadiumim “Agim Ramadani”, Gjilani e pret Ferizajin e inkuadruar në Superligë.

Vendasit janë favoritë në letër, teksa do jetë “prova” e parë për trajnerin Zekirija Ramadani.

Në Mitrovicë, Trepça 89 e rikthyer në Superligë – do përballet me Dritën.

Të dyja skuadrat e synojnë fitoren, por “intelektualët” janë favoritë në letër – për shkak të formës së lartë të treguar së fundmi – në garat evropiane./Shqip.com