Kulturë

Sunny Hill rikthehet në parkun e Gërmisë

Pas shumë polemikave mbi festivalin Sunny Hill, tashmë është konfirmuar se ku do të mbahet ky festival.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka konfirmuar se Sunny Hill do të mbahet në parkun e Gërmisë.

“Deklaratë e përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve.

Festivali “Sunny Hill” fillimisht ishte paraparë të mbahej në Bërnicë të Poshtme, por pastaj u anulua dhe u vendos që ky festival të mbahej në Tiranë.

Lexo edhe:
Dështon “Sunny Hill” në Prishtinë, festivali zhvendoset në Tiranë

Derisa, javën e kaluar festivali i Dua Lipës u rikthye përsëri në Kosovë./Shqip.com

Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Sunny Hill mbahet në Prishtinë