Sport Ndërkombëtar

Sulmuesi shqiptar në skuadrën e Ligës Premiere

Sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e Baselit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zvicerian, që nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së futbollistit 23-vjeçar. 

Kështu pas një sezoni në Basel, Zeqiri do duhet të rikthehet te Brighton në Premier Ligë, klub që ka në pronësi kartonin e sulmuesit. Vlen të theksohet se Brighton ishte padyshim një nga surprizat më të bukura të Premier Ligës këtë sezon, me në krye trajnerin Roberto De Zerbin.

Gjasat janë të mëdha që Zeqiri të largohet nga klubi anglez, pasi nuk është në planet e Brightonit. Kujtojmë që për 23-vjeçarin, u pagua 3.5 milionë funte nga anglezët. Me Brightonin Zeqiri është aktivizuar vetëm 9 ndeshje.

/Shqip.com