Sport Ndërkombëtar

Sulmuesi shqiptar në “Librin e Artë” të futbollit spanjoll

Moment historik për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtres shqiptare është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën 2 të Spanjës, duke e mbyllur kampionatin në krye me 23 gola dhe 5 asistime. Një diferencë e konsiderueshme me +4 gola nga De Haro i Mirandes, që u renditi i dyti me 19 gola dhe 7 asistime.

Ndërkohë për sa i përket rekordit të golave të shënuar në një sezon nga një sulmues i Granadës, Uzuni i shkoi shumë pranë teksa vetëm dy gola i “dogjën” rekordin historik. 

Ndërkohë ngjitja e Granadës garanton njëkohësisht që Uzuni nuk do të ndryshojë skuadër në verë, pasi sulmuesi i ka premtuar klubit që do të vazhdojë të jetë pjesë e tij, për të qenë protagonist edhe në La Liga ku kishte një rol “episodik” në eksperiencën e tij të parë atje.

/Shqip.com