Lajme

Sulmohet objekti i stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik

Objekti i stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik është sulmuar nga persona të panjohur gjatë natës së mbrëmshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e PK-së.

“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armesh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e  quajtur Jabuke” thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Reagon serbi që iu dogj vetura me targat RKS

Po ashtu është bërë e ditur se njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.  Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Këto sulme po ndodhin në kohën kur Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e marrëveshjes për targat në veri të vendit.

Lexo edhe:
Ka filluar masa e qortimit për targat ilegale

Po ashtu Polica e Kosovës nga data 1 nëntor ka filluar të shpërndajë gjoba qortuese për të gjithë vozitësit e automjeteve të cilët posedojnë targa ileagle.

/Shqip.com