Lajme

Sulmohet faqja e Policisë së Shtetit, lëvizja e qytetarëve në pikat kufitare po vazhdon

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka bërë të ditur se faqja e Policisë së shtetit të Shqipërisë është sulmuar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ashtu nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë me dije se janë duke punuar në rikthimin e sistemit TIMS.

Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku dhe nga ai moment del se ti ke dalë nga Shqipëria.

“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Lexo edhe:
Shqipëria përsëri cak i sulmeve kibernetike

Shqip.com ka kontaktuar Drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullakun, i cili ka deklaruar se lëvizja e qytetarëve po vazhdon pavarsisht rënjës së sistemit TIMS.

“Kemi një problematikë lidhur me sistemin, shumë shpejtë do të kthehet në normalitet, lëvizja e njerëzve dhe automjeteve po vazhdon përkundër problematikës së shfaqur”, ka thënë Rrumbullaku.

Pamje nga pika kufitare Vermicë- Morinë

Shqipëria përsëri gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i sulmeve kibernetike.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një postimin në Tëitter, ku përsëri ka thënë se mbrapa këtij sulmi qëndron agresori i njëjti si herën e kaluar.

Pamje nga pika kufitare Vermicë- Morinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video live ditë më parë njoftoi se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si shkak i sulmeve kibernetike që Irani ka kryer mbi Qeverinë Shqiptare gjatë korrikut./Shqip.com