Lajme

Sulmohen dy të mitur kosovarë në veri

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy të mitur kosovarë janë sulmuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

/Shqip.com