Lajme

Sulmi ndaj infermierit në Pejë, OIK: Sulmet e tilla, tregues i keq për gjendjen e sigurisë së punonjësve shëndetësorë

Oda e Infermierëve të Kosovës, ka dënuar sulmin fizik ndaj një infermieri në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Oda e Infermierëve, thotë se kjo tregon gjendjen e sigurisë së punonjësve shëndetësorë.

“Sulme të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë tregues i keq për gjendjen  e sigurisë së punonjësve shëndetësorë. Tolerimi i këtyre sulmeve që po përsëriten ndaj mantelbardhëve krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen dhe rritë pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në komunikatën e tyre.

Më tej, OIK-u ka apeluar te qytetarët duke u bërë thirrje që të kenë mirëkuptim me stafin shëndetësor “dhe në rast të pakënaqësive, ato t’i shprehin përmes rrugëve zyrtare”.

/Shqip.com