Lajme Botë

Sulm terrorist në Iran, përgjegjësinë e merr ISIS-i

Dje gjatë ditës së mërkure janë vrarë 15 persona si dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një ‘sulm terrorist në qytetin Shiraz të Iranit jogor.

Sipas medias shtetërore iraniane Press Tv, në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.

Siç raporton BBC, forcat iraniane kanë arrestuar dy nga sulmuesit e dyshuar ndërsa një tjetër është në kërkim.

Lidhur me këtë sulm, grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë duke lëshuar një deklaratë përmes agjencisë së saj të lajmeve Amaq.

Sipas kësaj deklarate, ata kishin shenjëstruar pjesëtarët e një grupi të quajtur sunni.

Agjencia e Lajmeve Nour, e cila është e lidhur me institucionin më të lartë të sigurisë së Iranit, tha se të dyshuarit ishin shtetas të huaj.

Dëshmitarët okularë thanë se njëri nga sulmuesit ishte në një makinë përpara se të kryente sulmin.

Guvernatori i provincës së Farsit tha se terroristi së pari vuri në shënjestër shërbëtorin dhe rojen e faltores.

Krahas kësaj, guvernatori tha se sulmuesi kishte ndërmend të sulmonte edhe personat që po kryenin lutje brenda por njëri nga shërbëtoret ja kishte mbyllur derën.

“U dëgjuan britma të mëdha në pjesën e grave të faltores në kohën e Ezanit dhe papritmas një burrë i armatosur u pikas me një kallashnikov që qëllonte pa dallim në kompleksin e faltores,” tha një dëshmitar okular për mediat shtetërore.

Gjashtë javë trazira në Iran – SHQIP.com

Ky sulm ndodhi në ditën kur protestat në Iran arritën kulminacionin e tyre për shkak se u bënë 40 ditë nga vdekja e vajzës iraniane Mahsa Amini.

Dhe për këtë, nuk është e qartë nëse sulmi është i lidhur me protestat.

Iranianet nuk kanë shënuar shenja të ngadalësimit të protestave në vendin e tyre kundër qeverisë.

Janë bërë gjashtë javë që nga fillimi i protestave që kur vajza iraniane Mahsa Amini vdiq në paraburgim pasi ishte arrestuar nga Policia e Moralit nën akuzën se nuk e kishte vendosur mbulesën e saj ashtu siç duhej.

/Shqip.com