Lajme Botë

Gjashtë javë trazira në Iran

Iranianet nuk kanë shënuar shenja të ngadalësimit të protestave në vendin e tyre kundër qeverisë.

Janë bërë gjashtë javë që nga fillimi i protestave që kur vajza iraniane Mahsa Amini vdiq në paraburgim pasi ishte arrestuar nga Policia e Moralit nën akuzën se nuk e kishte vendosur mbulesën e saj ashtu siç duhej.

Siç raporton BBC, dje ishte dita më e madhe e trazirave në Iran për shkak se është shënuar dita e 40 që nga vdekja e Aminit.

Ndërsa dita e 40-të pas vdekjes së një individi është një moment fetar dhe kulturor i respektit për të ndjerin në Iran,

Për këtë ditë, thirrjet tashmë kishin marrë vrull në mediat sociale për të shënuar ditën me protesta në kujtim të Aminit.

Mijra vetë u mblodhën në varrezat e qytetit ku jetonte Amini duke brohoritur kundër institucionit qeverisës përpara se të përleshen me forcat e sigurisë gjatë kthimit.

Protesta të zemëruara u zhvilluan në vende të shumta në të gjithë kryeqytetin, Teheran, ndërsa policia u pa duke gjuajtur me gaz lotsjellës.

“Vdekje diktatorit,” këndonin burra e gra në videot e botuara nga shumë media sociale. Duke larguar shamitë e tyre, gratë treguan kundërshtimin e tyre ndaj rregullave të detyrueshme të hixhabit, në një gjest që ka qenë një motiv i përsëritur i protestave.

Shumë studentë, të cilët kanë qenë në vijën e parë gjatë protestave të fundit, morën pjesë në tubimet e kampusit në mbi një duzinë qytetesh.

Shumë kënduan kundër Liderit Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe u përballën me besnikët e qeverisë.

Çfarë janë dhe kush janë Policia e Moralit?

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani ka pasur forma të ndryshme të “policisë morale” për të trajtuar çështjet sociale të para si “vija të kuqe” nga themelimi, të tilla si mbajtja e hixhabit nga gratë dhe çështja e burrave dhe grave që socializojnë.

Por Gasht-e Ershad (Patrullat Udhëzuese) – policia morale e lidhur me vdekjen e Mahsa Aminit – janë aktualisht agjencia kryesore e ngarkuar me zbatimin e kodit islamik të sjelljes së Iranit në publik.

Fokusi i tyre është të sigurojnë respektimin e rregullave të detyrueshme që kërkojnë që gratë të mbulojnë flokët dhe trupin e tyre.

Ata janë të autorizuar të këshillojnë të dyshuarit apo të arrestojnë anëtarët e publikut. Në vitet e fundit, gratë shofere kanë marrë mesazhe me tekst dhe janë thirrur për shpërfillje të rregullave të shamisë së kokës në makinat e tyre.

Policia morale, megjithatë, nuk është e vetme në nxitjen e hixhabit: 26 organizata, duke përfshirë disa ministri dhe transmetuesin shtetëror, janë përgjegjëse për zbatimin e rregullave në total.

Presidenti i vijës së ashpër Ebrahim Raisi paraqiti kufizime të reja në fillim të këtij viti, duke përfshirë dënimet me burg për çdo iranian që poston përmbajtje kundër rregullave të hixhabit në internet.

/Shqip.com