Lajme

Sulm kriminal kibernetik në Shqipëri: Mbyllen përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet qeveritare në vend

Sulm Kibernetik- BBC

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare në vend janë mbyllur përkohësisht pas një sulmi kibernetik nga jashtë vendit.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit informon se  sulmi  kriminal kibernetik është i sinkronizuar e i sofistikuar dhe për t’u bërë ballë  këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, janë të detyruar të mbyllim sistemet, raporton Top Chanel.

“Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com

.