Lajme Ballkan

Sulm kibernetik nga jashtë ndaj faqeve qeveritare të Shqipërisë

Ilustrim

Paraditen e kësaj të diele, si asnjëherë më parë Shqipëria është sulmuar virtualisht, një sulm kibernetik masiv që ka sjell si rrjedhojë mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.

Siç mund ta shikoni në internet nuk hapen faqet e kryeministrisë, të ministrive, e-Albania.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi shqiptarët se është e detyruar të bllokojë aksesin e shërbimeve publike për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme e të sofistikuara nga jashtë Shqipërisë.

Sulme ende të paidentifikuara të cilat kryeministria në njoftimin për shtyp i konsideron armike por sipas ekspertëve të teknologjisë, rrezikshmëria është tepër e lartë, por që edhe pse Shqipërisë i ndodh për herë të parë, raste të ngjashme ka pasur në botë, raporton TCH.

Agjencia e informacionit po bashkëpunon me ekipin e Microsoft dhe ekipe të tjera të kompanive të huaja e shqiptare për të ndaluar dëmtimin e sistemeve digjitale.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, por se sa do të zgjasë ky bllokim ende nuk dihet./Shqip.com