Lajme

Suharekë: Policia konfiskon thasë me drogë

Foto gjatë aksionit

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit “Marihuanë”.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:

Lexo edhe:
Sot fillon numërimi i votave me postë

Njё thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë kilogramë;

Njё thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë kilogramë;

Suharekë

Njё thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind gramë;

Një peshore elektrike ngjyrë e bardhë;

Tri rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike;

Një aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës.

“Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati”.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, veçanërisht masa rigoroze ligjore do të aplikohen ndaj personave të përfshirë në përdorim shitje apo abuzim me substanca narkotike”. /Shqip.com