Lajme Botë

Suedia në NATO / Osmani: Ne po e festojmë këtë ditë historike

Zyrtarisht sot Suedia u bë anëtare e NATO-s. Këtë ditë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur historike, teksa ka publikuar pamje duke ngre dolli me ambasadorët e Suedisë, Finlandës e Holandës.

“Ne po e festojmë këtë ditë historike pasi Suedia iu bashkua NATO-s zyrtarisht”, shkruan Osmani.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane”, shprehet Osmani.

Anëtarësimi i saj vjen pasi vitin e kaluar, Aleancës, ia bashkua Finlanda.

/Shqip.com