Suedia në krye të Presidencës së BE-së
Nga sot, e që është data 1 janar e deri me datë 1 korrik të 2023-tës, Suedia do të udhëheqë Presidencën e Bashkimit Evropian.
Presidenca e Këshillit të BE-së, ndërrohet çdo gjashtë muaj dhe Suedia do ta marrë mandatin nga Çekia.
Suedia tashmë ka caktuar edhe temat që do t’i kenë prioritet këto gjashtë muaj.
Siguria
Sa i përket temës së sigurisë, Suedia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës si dhe është me atë idenë se Ukrainës duhet t’i ofrohet mbështetje për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Përveç kësaj, Presidenca suedeze, për sigurinë e Evropës do të theksojë edhe sigurimin e konsensusit mes vendeve evropiane edhe bashkëpunimin e ngushtë me partneret, raporton KP.
Mesdheu Lindor dhe Turqia
Krahas politikës së jashtme të residencës suedeze, do të është edhe Rusia.
Duke vënë theksin se edhe zhvillimet e tjera përreth BE-së kanë rëndësi jetike në aspektin e Unionit, Suedia kërkon rritjen e kontakteve më të afërta me vendet në fjalë. Suedia ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e situatës së sigurisë në Ballkan dhe thekson se stabiliteti dhe siguria në Mesdheun Lindor është në interesin strategjik të BE-së.
Po ashtu, mendohet se marrëdhëniet e bazuara në bashkëpunim dhe interes të përbashkët me Turqinë kanë rëndësinë në aspektin e interesave strategjike të BE-së.
Konkurrenca dhe ekonomia
Suedia rikujton se efektet e luftës në Ukrainë duhet të eliminohen me vendime politike e që janë afatshkurta.
Suedia në krye të renditjes në agjendën politike planifikon të vendosë qëndrim të përbashkët që synon mbrojtjen e fuqisë së konkurrencës së Evropës.
Transformimi i energjisë
Qeveria suedeze në temën e transformimit të mjedisit dhe energjisë synon që të bëhet transformimi i çmimeve të energjisë në afat të shkurtër dhe reformën e tregut të energjisë në afat të gjatë.
/Shqip.com