Sport Ndërkombëtar

Suarez – në radarin e Galatasaray

Denis Suarez

Ai dëshiron të ndërrojë ambient.

Dhe ofertat nuk po i mungojnë.

Denis Suarez ka rënë në radarin e skuadrës turke, Galatasaray.

Mesfushori me tipare sulmuese – është pjesë e parasezonit të skuadrës spanjolle, ama e ardhmja e tij mbetet e mjegullt.

Suarez ka zhvilluar 38 ndeshje të La Ligës në sezonin e fundit, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Ish-lojtari i Barcelonës – vlen dhjetë milionë euro në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt”.

Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, qetësinë dhe aftësinë për të krijuar shansa shënimi për bashklojtarët./Shqip.com