Suarez është afër që të bëhet me ekip të ri
Publikuar:
(25.12.2022 14:21:06)

Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë nuk është më një histori thashethemesh mes Luis Suarez dhe Gremio.
Në të vërtetë, po bëhet gjithnjë e më konkrete, aq sa e përditshmja spanjolle “Sport”, ka detajuar kushtet e kontratës që “El Pistolero” do të nënshkruante me klubin brazilian, për përvojën e fundit të mundshme të karrierës së tij të madhe.
Ai do të merrte një pagë rreth 250 mijë euro me bonuse, për dy sezonet e ardhshme.
Kjo gjë që do ta bënte ish-sulmuesin e Barçës një nga lojtarët më të paguar në vendin e Auriverde.
Gremio dëshiron të krijojë një ekip konkurrues me Luis Suarez në majën e sulmit.
/Shqip.com