Studimi i ri: Qëndrimi në këmbë apo pak gjum gjatë orarit të punës, ka efekte pozitive në shëndet

Studiuesit nga Universiteti i Kolegjit të Londrës dhe Universiteti i Sidneit, zbuluan se zëvendësimi i vetëm disa momenteve të qëndrimit ulur me çdo lloj aktiviteti tjetër, duke përfshirë edhe gjumin ose qëndrimi në këmbë, mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.
Deri në këtë përfundim janë bërë gjashtë studime të veçanta, që përfshinin mbi 15,000 persona nga pesë vende.
Pjesëmarrësit e këtij studimi mbanin gjurmues për të matur nivelet e aktivitetit të tyre dhe shëndetin e zemrës gjatë një dite tipike 24-orëshe.
Aktivitetet më të forta lidhen me përfitime më të mëdha për shëndetin e zemrës, zbuluan studiuesit.
Edhe qëndrimi në këmbë dhe gjumi kishin efekte më të mira kardiovaskulare sesa qëndrimi ulur.
Kur pjesëmarrësit ndërruan qëndrimin ulur për vetëm pesë minuta aktivitet të moderuar ose të fuqishëm, pati një ndikim të prekshëm pozitiv në shëndetin e zemrës së tyre.
Në një shembull të cituar në studim, një grua 54-vjeçare, e cila zëvendësoi 30 minuta qëndrim ulur me 30 minuta ushtrime të moderuara, mund të shihte një rënie prej 2.4% në indeksin e masës trupore, një rënie prej 2.7% në perimetrin e belit dhe një rënie prej 3.6% në nivelet e glukozës në gjak.
Gjetjet tregojnë një lidhje, por nuk mund të provojë se nivelet e aktivitetit shkaktuan rezultatet kardiovaskulare.
“Megjithëse nuk mund të jetë befasi që të bëhesh më aktiv është i dobishëm për shëndetin e zemrës, ajo që është e re në këtë studim është shqyrtimi i një sërë sjelljesh gjatë gjithë ditës 24-orëshe”, tha profesor Mark Hamer, autor i përbashkët i lartë i studimit.
“Kjo qasje do të na lejojë që përfundimisht të ofrojmë rekomandime të personalizuara për t’i bërë njerëzit më aktivë në mënyra që janë të përshtatshme për ta”, tha gjithashtu Hamer.
Studiuesit ofruan disa sugjerime për rregullime të vogla për të rritur shëndetin kardiovaskular.
“Të bëhesh aktiv nuk është gjithmonë e lehtë dhe është e rëndësishme të bësh ndryshime të cilave mund t’u përmbahesh afatgjatë dhe që të kënaqesh – çdo gjë që rrit rrahjet e zemrës suaj mund të ndihmojë”, vuri në dukje James Leiper, drejtor mjekësor i asociuar në Fondacioni Britanik i Zemrës, në publikim.
/Shqip.com