Art Jetese

Studim: Ushtrimet e natës sjellin jetëgjatësi!

Ushtrimet në mbrëmje mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme më shumë sesa stërvitjet në mëngjes ose në drekë.

Ky konstaim ka ardhur pas përfundimit të një studimi, i cili u bë në shkallë të gjerë me më shumë se 90,000 burra dhe gra në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi mbledh të dhëna për dy gjinitë që ranë dakord të mbanin një matës të veçantë (gjurmues aktiviteti) për një javë.

Bazuar në të dhënat e regjistruara, studiuesit i ndanë vullnetarët sipas asaj se sa shpesh dhe kur lëviznin, kontrolluan të dhënat e vdekshmërisë deri në shtatë vjet pas fillimit të studimit dhe krahasuan modelet e lëvizshmërisë dhe vdekjet.

Burrat dhe gratë që angazhoheshin më shpesh në aktivitet fizik të moderuar ose të fuqishëm (e barabartë me ecjen e shpejtë) tregohet se jetonin më gjatë në krahasim me ata që ushtronin rrallë.

/Shqip.com