Sport Ndërkombëtar

Struga kthehet e pamposhtur nga udhëtimi në Lituani

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, ka dalë me rezultat pozitiv nga stadiumi “Vilnius” në Lituani.

Në një atmosferë të bukur, stadiumi përplot me shikues, Zhalgiris është ndarë baras (0:0) me Strugën.

Struga ka pas disa mundësi të mira shënimi, ashtu sikur edhe vendasit, megjithatë rrjetat mbeten të paprekura në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.

Duhet theksuar në minutën e 86-të, futbollisti Kocoski i Strugës, pati rast të mirë por në vend të rrjetës ka gjuajtur i jashtë shtyllës së djathtë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Ohër.

/Shqip.com