Art Jetese

Stresi i vazhdueshëm mund të ndikojë edhe në shëndetin e syve

Studimet shkencore mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit.

Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.

Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social.

Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit.

Studiuesit shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatik dhe atë vaskular.

Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.

Stresi shkakton dhe përkeqëson problemet me sytë

Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo  vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë, shkruan agroweb.

Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.

Shkencëtarët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit ose këshillimin psikologjik si hapa për rikthimin e shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve.

Nga ana tjetër, mjekët duhet të përpiqen që të ngjallin pozitivitet dhe optimizëm tek pacientët që vuajnë nga problemet me sytë.

Paralajmërimi që pacientët duhen përgatitur se do të humbasin dritën e syve një ditë, shkakton shumë frikë dhe ankth që përkeqëson ndjeshëm situatën.

Cilat janë problemet që shkakton stresi tek sytë

Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme.

Disa prej problemeve janw ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, kontraktime të syve, shikim të mjegulluar.

/Shqip.com