Lajme

Strehohen 9 familje nga përmbytjet në Gjakovë – komuna iu ofron disa zgjidhje, por i refuzojnë

Ekipet e shpëtimit në komunën e Gjakovë kanë ndihmuar nga përmbytjet 9 familje me 80 anëtarë.

Kështu ka bërë të ditur për SHQIP.com, drejtori i Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Haxhi Sajdiu, i cili tha se këto familje të komunitetit romë kanë refuzuar ndihmën për strehim.

Ai tha se edhe kryetari, Adrian Gjini ka propozuar që komuna të paguajë qiranë e tyre deri në ndërtimin e banesave për familje me asistencë sociale – por propozimi është kthyer mbrapsht.

“9 familje janë të rrezikume me 80 anëtare. Ju kemi sigurua strehim në objektin e aeroportin të Gjakovës, por kanë refuzuar dhe nuk dëshirojnë që të shkojnë. Ata kanë shprehur dëshirë që të qëndrojnë të familjarët e tyre të cilët kanë bërë vend për ta. Po ashtu këto familje të komunitetit romë kanë marrë ofertë nga kryetari, i cili i tha le të gjejnë banim se komuna ia pagunë qiranë deri në ndërtimin e objektit për familje me asistencë sociale”, tha ai.

Drejtori i Mbrojtje dhe Shpëtim, Haxhi Sajdiu

Ai tha se situata aktuale është e menaxhueshme dhe rreziku është larguar.

“Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe fshati më i prekur ishte ai Brekoc, rruga ‘Shottë Galica ‘. Lumenjtë kanë arritur nivelin më të lartë dhe tash fatmirësisht niveli veç se ka rënë. Nuk është regjistruar asnjë viktimë nga përmbytjet dhe rreziku është larguar”, tha ai për SHQIP.com.

Ai tha se dëmet më të mëdha janë në aspektin ekonomik.

Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut të cilat kanë kapluar shumicën e vendeve në Kosovë nuk kanë kaluar pa pasoja.

Në qytetin e Gjakovës shumë rrugë janë dhe shtëpi janë përmbysur pas reshjeve të mëdha të shiut.

Nga komuna e Gjakovës kanë njoftuar se kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini ka qëndruar në teren për t’i dalë në ndihë qytetarëvë nga situate e krijuar.

Lexo edhe:
Edhe Sveçla viziton Gjakovën pas përmbytjeve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiu

“Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, prej mëngjesit është duke qëndruar në teren për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas reshjeve të mëdha atmosferike dhe për të gjetur zgjidhje emergjente për tu dalur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar”, thuhet në njoftim.

Bashkë me kryetarin Gjini, sot në Gjakovë kanë qëndruar edhe Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal./SHQIP.com