Sport Ndërkombëtar

Strasbourg ndal PSG-në

Strasbourg ka arritur ta ndal Paris Saint Germain, me një goalfest në League One.

Ndeshja e xhiros së 35-të u mbyll me rezultat 3:3.

Me këtë barazim, Strasburgu mbajti të gjalla shpresat e tyre për të siguruar futboll evropian për herë të parë pas 42 vjetëve.

PSG pësoi gol vetëm pas tre minutash, Kevin Gameiro depërtoi dhe goditi lart në rrjetë.

Image

Pasi humbi 16 nga 23 ndeshjet e fundit kundër PSG-së, Strasburgut iu kujtua cilësia e kundërshtarëve të tyre kur Mbappé shënoi golin e barazimit në minutën e 25-të.

Mbappe asistoi në minutën e 64-t në golin që e shënoi mbrojtësi Achraf Hakimi, ndërsa golin e dytë personal e realizoi katër minuta më vonë.

Autogoli i Marco Verrattit e ngushtoi epërsinë në 3:2 në minutën e 75-të, kurse golin e barazimit 3:3, e shënoi Anthony Caci, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Paris Saint-Germaini gjednet në vendin e parë dhe tashmë e ka fituar kampionatin me 79 pikë, kurse Strasbourgu në vendin e pestë ka 57 pikë, dy më pak se vendi i tretë, Rennesi, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com