Lajme

Stoltenberg telefonon Ramën: NATO do mbështesë Shqipërinë kundër sulmeve kibernetike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bisede telefonike me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Stoltenberg thotë se me Ramën ka diskutuar për sulmet e fundit kibernetike ndaj Shqipërisë, të cilat i atribuohen Irani.

“Fola me kryeministrin e Shqipwrisw, Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër Aleatit tonë #Albania, të cilat shumë aleatë ia atribuojnë Iranit”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Stoltenberg shprehet se NATO do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përballimin e këtyre sulmeve./Shqip.com