Lajme

Stoltenberg në fjalimin e fundvitit e përmend edhe Kosovën

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg

Në fjalimin tradicional të fundvitit, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për aktivitetet e aleancës edhe në territorin e Kosovës, ka theksuar se ky është çelësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“E kam parë sa profesionistë, të përkushtuar jeni. Kështu që unë shkova për të shfrytëzuar rastin për t’ju falënderuar personalisht të gjithëve. Kudo që të jeni të vendosur. Nga Atlantiku Verior në Mesdhe. Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Ai shprehet se 2022-ta ishte vit si asnjë tjetër, ndërsa ndahet mirënjohës edhe ndaj veteranëve të NATO-s për shërbimin e tyre dhe mbajtjen të sigurt të 30 kombeve.

“Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet. Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”, ka theksuar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Sipas tij, aleatët e NATO-s po investojnë më shumë në mbrojtje dhe se mbështetja e forcave të armatosura e bën Aleancën e NAT0-s më të fortë.

/Shqip.com