Lajme

Stoltenberg flet me Kurtin për tensionet në veri: Të gjithë duhet ta ruajnë qetësinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftime dhe targa.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Largimi i barrikadave në Bërnjak

Theksojmë se mbrëmjen e 31 korrikut, KFOR kishte lëshuar një komunikatë ku thoshte se janë të gatshëm të ndërhyjnë në veri në rast se cënohet stabiliteti i vendit./Shqip.com

Lexo edhe:
KFOR: Siguria në veri është e tensionuar, jemi të gatshëm të ndërhyjmë