Lajme

Stoltenberg: Aprovuam dërgimin e trupave luftarake në Bullgari dhe në tre vende të tjera

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se ata do të dërgojnë trupat e tyre luftarake në Bullgari, Rumani, Hungari si dhe në Sllovaki.

Këto përforcime janë si pasojë e kërcënimit të sigurisë pasi ende vazhdon lufta në Ukrainë ku Rusia është duke kryer agresion në këtë shtet.

Stoltenberg ka deklaruar se ata do të vazhdojnë të mbështesin popullin e Ukrainës.

Ka thënë se aleanca ushtarake e NATO-së ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që konflikti nuk do të përhapet edhe në vendet e tjera.

Ka përmendur këtu Bosnje e Hercegovinën si dhe Gjeorgjinë si dy shtete ku Rusia synon destabilizimin e tyre dhe futjen në një konflikt të ri.

“Populli i Ukrainës është duke rezistuar dhe ne i mbështesim ta në luftën e tyre për liri. Liderët aprovuan dërgimin e trupave luftarake në Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Hungari. Këto janë përforcimet në kuadër të angazhimit tonë për parandalimin e rreziqeve. Gjithashtu jemi përforcuar dhe në det dhe në ajër. Ne kemi përgjegjësinë tonë që konflikti të mos shpërndahet në vendet e tjera dhe këtu po e përmendim Gjeorgjinë dhe Bosnje e Hercegovinën të cilat rrezikohen nga Rusia”. Ka thënë ai. /Shqip.com