Lajme

Staroviq i reagon Presidencës së Kosovës pasi u tha se Vuçiq po ndjekë agjendën e Putinit

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Serbisë, Nemanja Staroviq

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar ndaj këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili tha se Vuçiq po i ndjekë agjendën e Putinit, njofton Shqip.com.

Staroviq përdori gjuhë ofenduese ndaj Velës pasi ky i fundit ia kritikoi shefin e shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këshilltarin e saj, Blerim Vela

Ai e cilësoi “listë të imagjinuar të horrave”, komentimin e këshilltarit presidencial kosovar, i cili kritikoi edhe vizitën e ambasadorit rus në pikën kufitare serbe me Kosovën.

”Do të ishte kënaqësi të vazhdojmë me listën e horrave të imagjinuar të përdorur për të justifikuar shtypjen kundër serbëve në #Kosovë*”, ka shkruar ai.

“Nëse jo ‘Putini i keq’, do të ishte Përbindëshi i Spagetit Fluturues, por kjo nuk mund të mohojë faktin se ata po përdorin mitralozë për të frikësuar civilët paqësorë”, ka shkruar më tej ai.

Vela sot pas vizitës së ambasadorit rus në pikën kufitare afër Jarinjes, tha se Vuçiq po ndjekë agjendën e Putinit për të anuluar të gjitha investimet e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në rajon”.

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka zhvilluar një vizitë jo shumë larg nga vendkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, Jarinje.

Ambasadori rus në Serbi

Kharchenko ka shprehur mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Beogradit lidhur me reciprocitetin e targave ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia në Kosovë, teksa thotë se kjo situatë po shihet si shqetësuese në Moskë.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese,” tha ambasadori rus. /Shqip.com