Lajme

Stano me thirrje për Serbinë dhe Kosovën që serbët të kthehen në institucione

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Zëdhënësi i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Peter Stano iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë urgjentisht për këthimin e serbëve në institucione të Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të punojnë urgjentisht për kthimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës, në përputhje me marrëveshjet detyruese të dialogut dhe mbi të gjitha palët e interesuara të përmbahen nga çdo veprim që do të shpinte në një rritje të tensioneve në një situatë tashmë të brishtë sigurie,” tha Stano, raporton Kosovoonline.

Ndërsa, për emërimin e ministrit për Komunitet dhe Këthim nga Qeveria e Kosovës, Stano tha se është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

“Eshtë jetike që të gjitha emërimet ministrore të jenë në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe në këtë rast të veçantë ne i bëjmë thirrje Kosovës të sigurojë që të gjitha hapat proceduriale të nevojshme në emërimin e ministrave që përfaqësojnë një komunitet jo të shumicës, të respektohen”.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Vuçiq anulon pjesëmarrjen në Tiranë, shkak emërimi i Nenad Rashiqit – SHQIP.com

Në një adresim, Vuçiq ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit, ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk mori dënimin e merituar nga BE-ja.

Vuçiq e vlerësoi emërimin e Rashiqit si “të turpshëm” dhe se është “fjala më e butë që mund të përdoret”.

/Shqip.com