Lajme Ballkan

Vuçiq anulon pjesëmarrjen në Tiranë, shkak emërimi i Nenad Rashiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në një adresim, Vuçiq ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit, ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk mori dënimin e merituar nga BE-ja.

Vuçiq e vlerësoi emërimin e Rashiqit si “të turpshëm” dhe se është “fjala më e butë që mund të përdoret”.

“Ai njeri (Rashiq) fitoi më pak se një për qind në zgjedhje, sikurse edhe Rada Trajkoviq, e cila ishte në listën e tij. Kjo tregon se ata duan persekutimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Nuk jam i sigurt se nesër do të ketë të ketë bisedime me komisionerin evropian”, tha Vuçiq.

Ai tha se është parë qëndrimi antiserb i BE-së.

“Qëndrim i mjerë, antiserb, të cilin e treguan, sepse atë që ka bërë koka e terroristit Albin Kurti, nuk është kështu… E kam reduktuar këtë, gjithçka kam për të thënë, kam heshtur me muaj, vite, kam vuajtur marrëzi nga të gjithë. dhe në rajon, në Evropë… ai koka terroriste, ajo që bëri sot, duhej të kishte marrë dënimin e merituar të BE-së. Sigurisht që nuk e bëri. Dhe kështu sillen çdo herë”, tha presidenti serb.

Ai shtoi se nuk janë shkelur vetëm normat e Marrëveshjes së Brukselit, por edhe e drejta ndërkombëtare publike.

/Shqip.com