Sport Ndërkombëtar

Stade Rennais heq dorë nga Umtiti

Samuel Umtiti

Ishte afër të rikthehej në shtëpi, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka.

Huazimi i Samuel Umtitit te Stade Rennais – ka dështuar sipas mediumit spanjoll Diaro Sport.

Arsyeja pse kjo marrëveshje nuk është arritur po raportohet të jetë gjendja e tij fizike.

Për momentin, Umtiti mbetet në Barcelonë – por as aty nuk është në planet e Xavi Hernandez.

Ai iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në vitin 2016, por nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij për shkak të problemeve të shumta me lëndime.

28-vjeçari ka bërë 133 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barçës./Shqip.com